Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, po shfrytëzon kohën larg fushës për t’u rikuperuar dhe pushuar pas operacionit në shpatull, duke u parë në pushime me të dashurën e tij, modelen Ashlyn Castro, në Sardenjë.
22-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në korrik, pas një dëmtimi të vazhdueshëm që e kishte shoqëruar prej nëntorit të vitit 2023.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shenjën e operacionit në shpatullën e tij, dëshmi e seriozitetit të problemit që e ka mbajtur jashtë fushës për muaj të tërë.
Operacioni u krye në Londër dhe rikuperimi pritet të zgjasë 3 deri në 4 muaj, me synimin që Bellingham të rikthehet në lojë mes tetorit dhe nëntorit.
Në plazhet mesdhetare, futbollisti u pa duke kaluar momente të ngrohta me partneren e tij, 27-vjeçaren Castro, me të cilën e ka bërë publike lidhjen në muajin shkurt.
Dyshja nuk ngurroi të shfaqte afeksionin në publik, mes përqafimesh dhe puthjesh nën diellin e Sardenjës.

Marrëdhënia e tyre është shpesh në vëmendjen e mediave, sidomos pas pranisë së Ashlyn në ndeshje të rëndësishme përkrah nënës së futbollistit, Denise.
Edhe pse është raportuar për tensione mes tyre, së fundmi ato janë parë në harmoni.
Pushimet aktuale duken si një moment i rëndësishëm çlodhjeje për Bellingham, ndërsa tifozët e Real Madridit dhe të Anglisë presin rikthimin e tij në fushë në muajt e ardhshëm.