Në emisionin “Live From Tirana” për të folur rreth sigurisë rrugore ishte e ftuar Julinda Dhame, Drejtore e Promocionit në Bashkinë Tiranë. E pyetur se si e përkufizon veten shofere e mire apo e keqe, Julinda tha se:
Jam shofere e mirë por kam mundësi për më mirë sepse përdit dalin rregulla të reja. Kur je jashtë shtetit ke rregulla më strikte dhe e ndien veten më mirë. Në vendin tonë nuk praktikohen gjobat prandaj nuk ka as rregulla.
Për të tilla sjellje Dhame bënë me faj instancat përkatëse të cilat sipas saj nuk po bëjnë asgje për të parandaluar sjellje të tilla të rrezikshme në rrugë.
Institucionet ligjvenëse e kanë fajin. Të gjithë institucionet që kanë në dorë patentat të krijojnë fushata ndërgjegjësuse sepse njerëzit nuk janë të informuar dhe gabojnë. Me një eksperiencë 17-vjeçare në organizimin e garave me makina unë mendojë se duhet t’i mësojmë fëmijët me rregulla. U skandalizova me djalin tim kur tentoi t’i jepte makinës dhe nuk donte të vendoste rripin e sigurimit.
Rripi të mbron kokën. Nuk ka shaka as me makinën dhe as me aksidentet. I kam thënë edhe djalit që kur bënë aksident vdekja është lule sesa të ngelesh sakat tërë jetën. Duhet t’i mbajmë sytë hapur.
Së shpejti Julinda na tregoi dhe planet e saj për të ardhmen ku destinacioni i rradhës është një pistë në Budapest që organizon gara me makina.