Justin Baldoni ka thënë se ka nevojë për kohë për t’u shëruar pas një viti të vështirë, duke pranuar se është i lodhur dhe me ankth nga stresi i madh që ka kaluar.
Baldoni ka folur hapur dhe është emocionuar gjatë një interviste ballë për ballë me Samir Mourani, prezantues i “Gent’s Talk Podcast”, ku ka folur për nevojën për kujdes të thellë për veten.
Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka pasur sukses financiar, por edhe shumë stres emocional për të dhe familjen e tij, dhe se është në një periudhë që ka nevojë të rikuperohet dhe të shërohet. Ka theksuar se po përpiqet të kujdeset për shëndetin e tij mendor, duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që “nuk ke nevojë të jesh i përsosur për t’u dashur.”
Në intervistën prej 70 minutash, ai ka përmendur një bisedë të ndjeshme me babanë dhe miqtë e tij gjatë një udhëtimi në Kaliforninë e Veriut.
Siç është raportuar më parë, Baldoni dhe Blake Lively janë përfshirë në një betejë ligjore që ka nisur pas xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.
Në dhjetor, Blake ka bërë një padi civile dhe ka paditur Baldoni për ngacmim seksual dhe një fushatë shpifjesh. Baldoni ka kundërshtuar me padinë të tijën ndaj “New York Times” dhe një tjetër ndaj Blake dhe burrit të saj, Ryan Reynolds.
Kjo situatë ka sjellë një vit të dytë të ngarkuar dhe duket se Baldoni nuk do të mund ta shmangë atë.