Celebrities Gossip Showbiz

Justin Bieber pranon se po kalon një periudhë të errët në jetën e tij: “E lus Zotin…”

Këngëtari i njohur Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit e tij reflektime të sinqerta mbi gjendjen emocionale, duke treguar se po kalon një periudhë sfiduese në jetën personale. Artisti 31-vjeçar pranoi se, pavarësisht famës, e konsideron veten një njeri me të meta dhe dobësi, duke theksuar se jo gjithmonë arrin të shmangë gabimet apo të mos lëndojë të tjerët pa dashje.

Ai u shpreh se çdo ditë përpiqet të përmirësohet dhe të kultivojë më shumë empati, duke vënë theksin te rëndësia e dashurisë dhe faljes. Në postime të tjera, këngëtari foli edhe për pasiguritë e tij, duke zbuluar se shpesh ka frikë të tregojë plotësisht veten, pasi druhet nga mënyra si mund të perceptohet nga të tjerët. Megjithatë, ai nënvizoi se hapja dhe sinqeriteti i japin një ndjesi çlirimi dhe lirie.

Këto deklarata vijnë në një moment kur fansat kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e tij, për shkak të postimeve të fundit të paqarta dhe spekulimeve rreth jetës së tij personale, përfshirë raportin me bashkëshorten, Hailey Bieber.

Supermodelja e njohur, Hailey nga ana tjetër një intervistë për ‘Vogue Australia’ foli për jetën nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut dhe për mbështetjen që merr nga bashkëshorti i saj, Justin. Ajo tha se të jetosh nën presionin e mediave dhe opinionit publik nuk bëhet kurrë plotësisht më e lehtë, edhe pse me kohën mëson ta përballosh më mirë. Sipas saj, fakti që është e martuar me dikë që e kupton këtë presion është një burim i madh ngushëllimi.

Hailey theksoi gjithashtu se i ndihmon shumë të flasë me miq që janë në të njëjtën situatë, si Kendall dhe Kylie Jenner, sepse njerëzit që nuk e kanë përjetuar këtë jetë e kanë të vështirë ta kuptojnë. Ajo ka folur edhe për jetën familjare, duke treguar se ajo dhe Justin ndajnë përgjegjësitë si prindër për djalin e tyre Jack Blues.