Justin Bieber u rikthye me këngën e re “Love Song”, nga albumi “SWAG II”, i publikuar më 5 shtator dhe i disponueshëm në të gjitha platformat dixhitale. E marrë nga albumi i 7-të i artistit, ajo është një pjesë që tregon intimitet e delikatesë, me Bieberin, i cili eksploron llojin e dashurisë që e frymëzon të shkruajë e t’i kushtojë këngë personit më të rëndësishëm në jetën e tij.
Bashkëpunimet e Justin Bieber në “SWAG II”
Me “SWAG II”, Justin Bieber vazhdon udhëtimin artistik, duke prezantuar një listë me 23 këngë që amplifikojnë energjinë dhe kreativitetin e “SWAG”, të publikuar më 11 korrik të këtij viti. Gjithashtu, albumi që i tëri mban firmën e tij, përfshin bashkëpunime me emra si Carter Lang, Dylan Wiggins e Dijon, duke u thelluar në tema që lidhen me jetën e re të kanadezit, si bashkëshort e baba.

Njëherazi thekson besimin e tij të fortë, i cili po e ndihmon të kalojë këtë periudhë të vështirë të jetës. Në muajt e fundit, emri Justin Bieber u përfshi në skandalin Sean Comb, duke e bërë që “të fundoset në humnerë”.

Suksesi më i madh për Justin Bieber
Arritja më domethënëse pasoi albumin “SWAG”, që kulmoi në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 dhe kishte 16 nga 21 këngët e tij në listën Billboard Hot 100. Po ashtu, “SWAG” tejkaloi 200 milion dëgjime në javën e parë, duke u bërë krijimi më i suksesshëm i karrierës së Bieber-it. Ai kryesoi listat Billboard Top Streaming, Top Pop dhe Top R&B Album, duke shënuar projektin e dhjetë të yllit të muzikës në Top 5, në Billboard 200.
Nga fëmija yll në yllin global të pop-it
Justin Bieber është një nga artistët më të njohur në botë, me një karrierë gati 20 vjeçare e që nga videot në YouTube e ka çuar në skenat më prestigjioze, si çmimet Grammy më 2022-shin e Rolling Loud më 2023-shin. Katalogu i tij muzikor krenohet me albume ari e platini, me këngë ikonike si “Love Yourself”, “Sorry” apo “What Do You Mean?”.
Me mbi 86 miliardë dëgjime e më shumë se 150 milion albume të shitura, Bieber ka provuar aftësinë për t’u përshtatur me zhanre të ndryshme muzikore, duke evoluar tekstet dhe ruajtur lidhjen me një audiencë të gjerë. Kthimi në muzikë më 2025-ën shënon fillimin e një kapitulli të ri, në një karrierë monumentale.