Live From Tirana

Ka dhe kështu, Arbër Dervishaj reklamon agjencinë funerale: Jam në Parajsë sepse…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Arbër Dervishaj, i riu që është bërë viral në rrjete sociale nga mënyra e tij unike e të reklamuarit. Mbi të gjitha, Arbër u bë i njohur edhe nga një video ku kundërshtonte kryeministrin Edi Rama në një takim me studentë, duke e quajtur atë ‘mashtruesi më i madh’…

Arbri është i njohur në TikTok me disa video të tij ku ngrihet nga varri, por si do e reklamonte ai një agjenci funerale?

Një ide e çastit që më erdhi tani, është që të jetë një skenë nga Parajsa. Edhe për ata që bëjnë mëkate dhe nuk mund të shkojnë dot në Parajsë, e rregullon agjencia, është mik agjencia. Kjo është ideja, që shfaqesh në Parajsë dhe thua: ‘Jam këtu sepse e ka mundësuar agjencia X…’