E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Peti, e cila është e njohur në rrjete sociale për recetat e çuditshme të bëra me kafe. Ajo ka zbuluar më shumë fakte lidhur mbi kafen që jo çdokush i di…
Çfarë shumë njerëz nuk dinë për kafen?
Një fakt i çuditshëm për kafen, është që kafja realisht është një frut. Fruti i kafes ngjan pak me qershinë dhe brenda ka dy fara. Ato dy fara vjelim ne, që pastaj pastrohen, hiqen ato që janë difektoze, transportohen, piqen dhe kemi kafen që kemi sot.
A mund ta përdorim kafen si skincare?
Njoh një grua që bën maska me kafe. Përveç se për maska, kafja është shumë e mirë për scrub të fytyrës. Unë kam bërë edhe vetë. Mjafton të jetë kafe e bluar, mund t’i hedhësh vaj kokosi, i përzien bashkë dhe e aplikon në ftyrë dhe më pas e shpëlan. Do ta kesh fytyrën vërtet shumë të butë. Kafja futet edhe tek produktet kozmetike. Ke shampo që janë me bazë kafeje.