Në një konferencë shtypi në Tiranë me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas, kryeministri Rama ritheksoi ambicien për të mbyllur negociatat për vendin tonë deri në vitin 2027. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria është 100% në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE-së.
Kënaqësi që të kemi për herë të parë nënpresidenten e Komisionit Europian, Kaja Kallas. Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, e kishe dhënë më parë fjalën si përfaqësuese e vendit tënd por edhe e vendeve tona. Kemi pasur një vlerësim pozitiv mes nesh, nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur mes nesh, përkundrazi kemi ravijëzim të plotë në të gjitha aspektet. Kjo tregohet edhe nga politika e jashtme e Shqipërisë, 100% me atë të BE-së.
Eshtë folur për ambicien e Shqipërisë për integrimin në BE, ambicien për mbylljen e negociatave në vitin 2027, për rajonin dhe problematikat në rajon.
Në një anketë të bërë në vendet e Bashkimit Europian, që bëhet nga 1983-shi, për qytetarët e BE-së, rezulton se që nga ai vit, mbështetja e BE-së nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte deri pak kohë më parë. Sepse popujt e Europës si asnjëherë më parë, e ndjejnë se lufta nuk është e së shkuarës, spontane, por është një kërcënim real dhe Europa duhet të shtrengojë radhët dhe të forcohet, ku edhe Shqipëria është pjesë e saj.
Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave.
Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Ne sot do të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lançojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë e mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh, për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE-ja ka ofruar rreth 13 milion euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma.
Së pari, 2030-a është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i Bashkimit Europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë.