E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për një rrëfim të patreguar më parë. Dea ka ndarë detaje nga një problem i saj shëndetësor, si po e menaxhon tani, por dhe shumë të pathëna të tjera…
Sot ke zgjedhur që të vish në studio pa make-up, pse?
Vendosa vetëm krem hidratues dhe kremin e diellit. Unë kam patur shumë probleme me lëkurën time. E kam urryer lëkurën time, e urreja të shikoja veten në pasqyrë. Kam derdhur shumë lot për fytyrë, për lëkurën time. Më në fund tani, pas shumë mjekimesh dhe trajtimesh kam filluar ta dua dhe ta pranoj veten kështu siç jam, edhe pse më kanë ngelur pak ato shenjat e ato gropëzat. Por fytyra ime dhe lëkura ime ka qenë shumë e komentuar, sidomos pas eksperiencës time në “Big Brother VIP”.