Live From Tirana

“Nuk ka çuna me makina të shtrenjta…”/Dea Vieri për pushimet në Greqi: Në jug unë dua të dukem mirë!

E ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje direkte nga Greqia, ka qenë moderatorja Dea Vieri. Ajo ka folur më shumë për pushimet jo në sezonin e pikut, pse zgjedh ajo shtatorin? Por Dea u pyet edhe mbi lidhjen e saj romantike, ku shpesh poston copëza nga jeta e saj private në rrjete sociale… Aktualisht Dea është duke kaluar pushimet e saj në bregdetin e Greqisë, ku bëri dhe disa dallime nga plazhet tona të jugut.

A ndodh në Greqi ajo shfaqja që bëhet në jug të Shqipërisë, me çuna me makina të shtrenjta dhe vajzat që bëjnë sfilatë sikur janë në Milano Fashion Week?

Unë nuk kam parë deri tani. Ndoshta ka në këto vendet që janë posaçërisht për këtë, në Mykonos. Por në këto plazhet që kemi vendosur të pushonim qetësisht, jo. Makina të mira ka patjetër, por në plazh janë të gjithë njerëzit shumë të qetësuar, shumë rehat, as nuk të vë re njeri se çfarë ke veshur, apo syzet, e të gjitha këto me radhë. Dhe mua më pëlqen në fakt kjo atmosfera, sepse edhe mua më bën të qetësohem pak. Se do apo nuk do, unë kur jam në Shqipëri, dua dhe unë të dukem sa më mirë.