Gjithmonë energjike, pozitive, e ëmbël dhe plot energji e që gjithë këto gjëra të mija ja përçon edhe fansave të saj.
Sot, Ronela Hajati feston ditëlindjen dhe para se ta urojnë njerëzit e dashur apo fansat, ka vendosur si rrallëherë t’i kushtojë vetes disa fjalë, pasi në fund të fundit pak vetëvlerësim nuk i ka bërë keq askujt.
“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dytë është bosh normalisht), një hap para (me demostrim sërish në foto), që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punuar për këtë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shumë Ron!” -ka shkruar këngëtarja në diçiturën e një albumi me foto nga fëmijëria e saj.