Celebrities Gossip Showbiz

“Kam qarë gjithë natën…”, Ilnisa flet me banorët!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme, teksa po bisedonte me Ervinin, Gracianon dhe Albin në oborr, Ilnisa ka treguar për një ëndërr që kishte parë. Ajo shprehet se kishte qarë gjithë natën dhe nuk ndjehej mirë.

Ilnisa: Gjej veten mbi një urë, nuk e di në çfarë lartësie, duke u ngjitur si kjo shtëpia. Hip një shkallë, hip një shkallë, hip një shkallë dhe kur ul kokën poshtë më lëvizte shtëpia. Shtëpia ishte andej po unë zbrisja dot. Si përfundim nuk e di se çfarë ndodhi por erdhën dhe më shpëtuan nga andej. Vij rreth e rrotull shtëpisë nga ana tjetër, si përfundim arrita të futesha po me shumë vështirësi. Ato shtrigat ishin, ti nuk e ke idenë. Ishin nja 30 gra. Kam qarë gjithë natën

Ndërkohë, gjatë një bisede, Roza ka përmendur ish-partnerin, duke u shprehur se nuk do donte më të kishte një lidhje me një person të famshëm.