Celebrities Gossip Showbiz

“Kam qenë në depresion…”/Komediani i njohur flet për shëndetin mendor, humbjen e nënës dhe jo vetëm!

Në një intervistë të sinqertë me Alison Hammond, komediani, Jimmy Carr, rrëfeu vështirësitë që ka kaluar me shëndetin mendor dhe humbjet që kanë ndikuar thellë në jetën e tij. “Kam qenë në depresion në të 20-at”-tha Jimmy, duke zbuluar se braktisi gjithçka për t’u bërë komedian. Ai foli me emocion për vdekjen e mikut të tij më të ngushtë, Sean Lock, duke thënë: “E dija që po vinte, por ishte gjithsesi tronditëse”. Carr ndau gjithashtu kujtimet e dhimbshme për humbjen e nënës së tij, Nora, e cila vdiq nga kanceri kur ai ishte i ri. “Isha shumë i lidhur me të. Vdekja e saj më mësoi se sa e shkurtë është jeta dhe që duhet ta jetosh siç do vetë”.

Ai tregoi se dashuria për komedinë erdhi nga përpjekjet për ta bërë nënën të qeshte, pasi ajo vetë vuante nga depresioni. Carr foli edhe për temën e pikëllimit, duke e quajtur “çmimin që paguajmë për dashurinë” dhe kritikoi mënyrën si shoqëria shmang të flasë për humbjen. Ai shtoi: “Nuk besoj në një jetë tjetër por fëmijët janë vazhdimi ynë”. Në fund, komediani komentoi edhe për “kulturën e anulimit”, duke u shprehur kundër idesë që komedianët të kërkojnë falje për shakatë: “Nuk mund të kërkosh falje për çdo gjë që thua. Është pjesë e komedisë”.

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet” thotë se shëndeti i adoleshentëve është në një “pikë kritike”. Ata theksojnë se pa ndërmmarrjen e veprime të synuara, deri në vitin 2030 të paktën gjysma e adoleshentëve në botë do të jenë në rrezik të përballen me probleme serioze shëndetësore. Raporti i dytë i Komisionit “Lancet” mbi Shëndetin dhe Mirëqenien e Adoleshentëve thekson se adoleshentët e sotëm, brezi i parë që rritet në kushte më të ashpra klimatike dhe në praninë e përhapur të teknologjive dixhitale, përballen me kërcënime globale shëndetësore në mënyrë disproporcionale.