Bebe Rexha duket se po e shijon jetën sentimentale pa u kufizuar në një emër të vetëm. Këngëtarja e njohur 36-vjeçare ka lënë të kuptohet se aktualisht po eksploron disa mundësi romantike njëkohësisht.
Artistja kishte ngjallur reagime të shumta që në muajin dhjetor, kur publikoi një postim me humor në platformën X (ish-Twitter), ku u kërkonte ndihmë ndjekësve për të gjetur një “baby daddy”.
Tashmë, gjatë fundjavës së çmimeve Grammy 2026, ajo ka dhënë një përditësim të sinqertë dhe plot ironi për statusin e saj në dashuri.
Fotografi Kevin Wong ndau në Instagram një video, ku e pyet drejtpërdrejt Bebe Rexhën nëse është në një lidhje.
Përgjigjja e këngëtares ishte e qartë dhe me humor:
Jo. I kam tre në listë. Janë tre prej tyre
-tha ajo, duke buzëqeshur.
Postimi i saj i dhjetorit kishte tërhequr vëmendje të madhe, pasi përveç thirrjes drejtuar fansave, Rexha kishte ndarë edhe kriteret që kërkon te partneri ideal.
Ajo kishte theksuar se pamja e jashtme nuk është prioritet, por kishte shtuar me shaka se preferon dikë “nga 1.8 deri në 2 metra i gjatë”, duke qenë më i gjatë se ajo.
Sipas këngëtares, partneri i ardhshëm duhet të jetë i suksesshëm, i pavarur dhe jo përfitues. Mbi të gjitha, ajo vlerëson personalitetin, inteligjencën dhe ambicien.
Bebe Rexha e bën të qartë se ajo që kërkon është “një njeri me vlera morale, karakter të fortë dhe që di çfarë do nga jeta”, duke treguar se për të, thelbi i një marrëdhënieje shkon shumë përtej pamjes së jashtme.