Bota

Kamala Harris shuan zërat për krizë martesore, shfaqet në Kaliforni duke…

Ish-zëvendës presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti  i saj, Doug Emhoff u panë së fundmi duke bërë blerje ushqimore në një dyqan në Kaliforni.

Fotografitë e çiftit në jetën e tyre të  përditshme  janë bërë virale në mediat sociale mes spekulimeve për trazira martesore. Nuk është vetëm çifti, por edhe qesja plastike me të cilën është parë ish-zëvendës presidentja  ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Shumëkujt iu kujtua koha kur ajo foli për ndalimin e kashtës plastike gjatë fushatës së saj presidenciale 2019.

Mediat kanë qenë të mbushura me spekulime për problemet mes Kamala Harris dhe bashkëshortit të saj, Doug Emhoff. Sipas ‘DailyMail’, ajo fajësoi burrin e saj për humbjen e saj në zgjedhjet amerikane dhe e konsideroi atë si një “peshë të vdekur”.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Kamala Harris u shpreh se ishte krenare për garën që kanë bërë në 107 ditët e fushatës. Kamala gjithashtu falenderoi edhe guvernatorin Walz dhe familjen Walz.

“Për Doug-in tim të dashur dhe familjen tonë, ju dua shumë. Presidentit Biden dhe Dr. Biden, ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj. Për guvernatorin Walz dhe familjen ëalz, e di që shërbimi juaj për kombin tonë do të vazhdojë. Jam krenare për garën që kemi bërë në 107 ditët e fushatës,” tha ajo.

Më tej, Harris vazhdoi duke thënë se kjo nuk është koha për tu dorëzuar, por për të përveshur mëngët e t’i futen punës.

“Nuk është koha për të ngritur duart lart. Kjo është koha për të përveshur mëngët. Kjo është një kohë për t’u organizuar, për t’u mobilizuar dhe për të qëndruar të angazhuar për hir të lirisë dhe drejtësisë dhe të ardhmes që të gjithë e dimë se mund ta ndërtojmë së bashku”, tha ajo.