Health & Beauty

Kanceri i zorrës së trashë po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, cilat janë ushqimet që ndikojnë?

Një numër në rritje i të rinjve po diagnostikohen me kancer kolorektal, një sëmundje që deri pak vite më parë prekte kryesisht të moshuarit.

Ekspertët paralajmërojnë se stili modern i jetesës dhe dieta jo e shëndetshme po rrisin ndjeshëm rrezikun, veçanërisht tek brezat Millennials dhe Gen Z.

Sipas gastroenterologut Dr. Angad Dhillon, faktorët kryesorë që ndikojnë janë jeta sedentare, obeziteti abdominal, konsumi i duhanit, alkoolit dhe ushqimeve të pashëndetshme.

7 ushqimet që rrisin rrezikun për kancer kolorektal:

1. Mish i përpunuar – proshutë, sallam, salsiçe, bacon

2. Marrja e lartë e mishit të kuq

3. Ushqimet ultra të përpunuara

4. Ëmbëlsira dhe pijet e gazuara me sheqer

5. Ëmbëltues artificialë në sasi të larta

6. Alkooli

7. Konsum i tepruar i kafeinës

Statistikat janë shqetësuese, rastet e reja të diagnostikuara nën moshën 50 vjeç janë rritur me 3.6% çdo vit gjatë dekadës së fundit – një ritëm më i lartë se në SHBA apo Britani.

Për një zorrë të shëndetshme, ekspertët këshillojnë një dietë të pasur me fibra, drithëra të plota, fruta, perime dhe ushqime të fermentuara si kosi dhe kefiri, të cilat ndihmojnë në balancimin e mikrobiomës së zorrëve.

Simptomat që nuk duhen injoruar:

-Humbje peshe e paqëllimshme

-Fryrje barku

-Dhimbje të vazhdueshme abdominale

Mjekët bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, parandalim dhe kontrolle të hershme mjekësore, sidomos tek të rinjtë që janë gjithnjë e më të rrezikuar nga kjo sëmundje.