Gossip Showbiz

Kanye West trondit me deklaratën e tij! Ka kryer seks oral me kushëririn e tij?

Këngëtari dhe producenti i njohur amerikan, Kanye West – tashmë i njohur edhe si “Ye” – ka habitur publikun me rrëfimin e tij të fundit, të përfshirë në këngën e re të titulluar “Cousins”.

Kënga, e publikuar të hënën, prek një temë shumë delikate nga e kaluara e artistit, të cilën ai e lidh me një eksperiencë të hershme që, sipas tij, ndikoi në rrjedhën e jetës së tij dhe të kushëririt të tij.

Kjo këngë quhet “Cousins”, për kushëririn tim që ndodhet në burg me dënim të përjetshëm pasi vrau të dashurën e tij shtatzënë disa vite më vonë i thash që do të shihnim më “revista të ndotura”

Ndoshta në lëmshin e egoizmit tim, ndejva sikur ishte faji im që i tregova ato revista kur ai ishte 6 vjeç dhe vepruam siç shikuam

Babi im kishte revista “PlayBoy” por revistat që gjeta mbi raftin e mamit ishin ndryshe

Emri im është Ye dhe unë i kam bërë seks oral kushëririt tim kur isha 14

Kanye West pohon se ai dhe një kushëri mashkull tashmë i burgosur kanë eksperimentuar seksualisht me njëri-tjetrin kur ishin fëmijë.

Në tekstin e këngës, Kanye përshkruan se gjatë fëmijërisë ishte ekspozuar ndaj revistave me përmbajtje për të rritur, homoseksuale, të cilat i gjeti në shtëpinë e nënës së ndjerë, Donda.

Ai tregon se këto materiale e çuan në një situatë të ndërlikuar, duke krijuar skenat e puthjeve dhe seksit oral me një kushëri të tij, që sot ndodhet në burg, duke sugjeruar se kjo periudhë kishte ndikim traumatik në zhvillimin e tij personal dhe emocional.

Videoklipi shoqërues i “Cousins” përfshin pamje të ndryshme vizuale, duke bashkuar klipe të ndryshme videolojërash dhe imazhe gjysmë pornografike, ndërsa Ye uronte për “dhënien e seksit oral të kushëririt të tij” në kor. Ndërsa kënga eksploron temat e ngatërruara të fajit, turpit dhe pasojave të së kaluarës.

Në të kaluarën, Kanye dhe ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, janë angazhuar publikisht në rastin ligjor të këtij kushëriri. Në një intervistë të vitit 2018 me Jimmy Kimmel, Kanye e kishte përmendur atë me dashuri, duke theksuar:

Kushëriri im është i mbyllur për vrasje dhe unë e dua atë. Kështu që ai bëri një gjë të keqe, por unë ende e dua atë

Ndërkohë, Kim kishte ndihmuar në nismat për drejtësi sociale dhe e kishte sjellë këtë rast si shembull të pabarazive në sistemin penal amerikan.

Në fund, Kanye bëri me dije edhe një ndryshim në projektin e tij muzikor: albumi i planifikuar me titull “WW3” tani do të quhet “CUCK”, një tjetër vendim që ka shkaktuar reagime të përziera në publik.

Ky projekt i ri pritet të ndezë diskutime të shumta, jo vetëm për përmbajtjen muzikore, por edhe për rrëfimin personal që ai sjell për herë të parë.