Gossip Showbiz

Karriera e Simon Cowell merr një rrjedhë tjetër? Çfarë është markën e re “Soothe”?

Manjati i njohur britanik i muzikës, Simon Cowell, po zgjerohet në një drejtim të ri. 66-vjeçari do të lançojë një linjë të re syzesh të quajtur Soothe, e cila do të përfshijë lente me ngjyra të dizajnuara për të ndihmuar në lehtësimin e migrenës.

Sipas të përditshmes The Sun, Cowell planifikon që marka e tij të dalë në treg brenda 12 muajve të ardhshëm.

Një burim pranë tij u shpreh:

Simon e di nga përvoja personale sa të dhimbshme janë migrenat. Fillimisht bleu një palë syze anti-migrenë për më pak se 20 paund në Amazon për t’i provuar, dhe rezultuan efektive. Kjo e frymëzoi ta krijonte linjën e tij.

Cowell ka humbur disa episode të Britain’s Got Talent për shkak të kësaj gjendjeje, duke u zëvendësuar nga Stacey Solomon në audicionet e fundit.

Në janar, ai gjithashtu humbi dy xhirime të tjera për të njëjtën arsye shëndetësore.

Përveç sipërmarrjes së re, Cowell do të rikthehet në qendër të vëmendjes me një serial dokumentar për Netflix të titulluar Simon Cowell: The Next Act, i cili do të publikohet në dhjetor 2025.

Sipas përshkrimit zyrtar, seriali ndjek producentin ndërsa ai kërkon të krijojë “sensacionin e radhës të grupit të djemve”, duke i ofruar shikuesve një akses të plotë pas skenave – nga përzgjedhja e talenteve deri te publikimi i këngës debutuese.

Që nga viti 2001, Simon Cowell është shndërruar në një figurë ikonike të televizionit, përmes shfaqjeve si Pop Idol, American Idol, The X Factor dhe Britain’s Got Talent.

I njohur për komentet e tij sarkastike dhe kritikat e drejtpërdrejta, Cowell tani synon të tregojë një anë tjetër të vetes – si krijues, mentor dhe novator që kërkon të formësojë kapitullin e ardhshëm të industrisë së muzikës.