Simon Cowell, i njohur për komentet e tij të rrepta dhe pikante ndaj konkurrentëve në spektaklet televizive, ka zbuluar një nga kërkesat më të çuditshme që i është bërë ndonjëherë nga fansat: një çift i ka kërkuar të bëhet gjykatës i tyre… në dhomën e gjumit.
Në një intervistë të fundit për podcastin “How to Fail with Elizabeth Day”, ish-gjykatësi i “American Idol” tregoi se njerëzit shpesh i kërkojnë të sillet ashpër me ta në jetën reale, ashtu si në emision.
Amerikanët sidomos më thonë: ‘Ji i keq me mua!’ – një kërkesë që zakonisht e refuzoj
Por një rast e kaloi çdo kufi: një çift i afrohet dhe i ofron 150 mijë dollarë që t’i gjykojë teksa kryejnë marrëdhënie seksuale.
Cowell pranoi se e mendoi për një moment ofertën – por në fund, vendosi të përgjigjet me mirësjellje dhe ta refuzojë.
Simon Cowell u bë i famshëm fillimisht si drejtues i industrisë muzikore në vitet ’80 dhe ’90, por fitoi famë ndërkombëtare si gjyqtar i rreptë në “American Idol”, përkrah Randy Jackson dhe Paula Abdul.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e emisioneve si “The X Factor” – ku ndihmoi në formimin e grupit One Direction – dhe “Britain’s Got Talent”.
Edhe pse kalendari i tij është mjaft i ngarkuar, ndoshta një format i ri televiziv me një “panel gjyqtarësh të dhomës së gjumit” nuk do të ishte ide aq e largët… nëse i bashkohen edhe Randy dhe Paula!