Gossip

Simon Cowell mungon në “Britain’s Got Talent” duke shkaktuar kaos? Çfarë ndodhi me të?

Audicionet e “Britain’s Got Talent” në Birmingham u përballën me një situatë të papritur, pasi Simon Cowell nuk mori pjesë për shkak të një krize migrene.

Gjyqtari 65-vjeçar, i cili është përballur edhe më parë me këtë problem shëndetësor, u detyrua të tërhiqej pak para fillimit të xhirimeve.

Për të shmangur anulimin e ditës, producentët ftesuan Stacey Solomon të ulej në panelin e jurisë. Ish-konkurrentja e X Factor, sot 35 vjeçe, pranoi menjëherë, duke e cilësuar këtë si një “punë ëndrrash”.

Në një postim në Instagram, ajo shkroi:

Jam shumë e emocionuar që më është besuar kjo detyrë. Do të jetë një ditë e paharrueshme.

Burime të afërta me produksionin thanë për “The Sun” se prezenca e Stacey-t shpëtoi audicionet nga anulimi.

Ajo tregoi profesionalizëm dhe entuziazëm, duke e mbajtur atmosferën pozitive dhe emocionuese

-u shprehën ata.

Ndërkohë, Simon Cowell po rikuperohet dhe pritet të rikthehet në ditët e ardhshme. Ai ka shpjeguar më parë se përdor syze me lente të kuqe për të zbutur efektet e dritave të forta gjatë xhirimeve, të cilat shpesh i shkaktojnë migrenë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, dita e audicioneve u zhvillua me sukses, duke ruajtur ritmin dhe emocionin që karakterizon spektaklin e talentëve.