Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e 44 qendrave të votimit në Qarkun e Dibrës, duke pranuar kërkesën nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Rinumërimi do të kryhet në ambientet e KQZ-së ditën e mërkurë.
Objekt i kërkesës është verifikimi i votave preferenciale të kandidatëve brenda listës së PD-ASHM, për të parë nëse ka pasur mospërputhje apo gabime në administrimin e rezultatit.
Ky vendim i KAS për rinumërim në Dibër vjen pas një vendimi të marrë më herët këtë të enjte, ku Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rinumërimin e plotë të të gjitha qendrave të votimit në kryeyqtet