Celebrities Gossip

Kate Middleton zbulon fiksimin e ri të Princit Louis!

Tre fëmijët e Kate Middleton-it e Princit William janë plot energji. George, 12 vjeç ka mësuar ta kontrollojë energjinë e tij e gjithnjë e më shumë sillet si një burrë i vogël, me veprime gjithnjë e më perfekte dhe të kontrolluara. Edhe Charlotte, 10 vjeçe po i ngjan gjithnjë e më shumë nënës së saj, në hijeshi.

Princi Louis, 7 vjeç është më “i lëvizuri”,  siç e tregon në çdo dalje publike me fytyrat e tij që shkaktojnë humor. Kohët e fundit ai ka zhvilluar një fiksim të ri, të cilin Princesha e Uellsit e zbuloi gjatë një vizite në një grup skautësh. Eshtë i fiksuar pas gështenjave:

Ne vazhdojmë të gjejmë gështenja në dollapë, në shtratin e tij, gështenja kudo!

Gështenjat nuk janë pasioni i vetëm i Louis-it të vogël pasi princi ka edhe një dobësi për kamionët e traktorët. Princi William zbuloi së fundmi se fëmija i tij i tretë ka filluar të luajë në bateri. Ndërkaq, nga nëna Kate Middleton, trashëgoi një dashuri për natyrën, por veçanërisht për fotografinë.

Disa muaj më parë realizoi një portret në pyll të mamit Kate e doli aq bukur, sa Princi dhe Princesha e Uellsit e ndanë në faqen e tyre të Instagram-it, në Ditën e Ndërgjegjësimit për Kancerin.

Shtëpia e re e rrethuar nga gjelbërimi

Në tokat e gjera të Anmer Hall-it, shtëpisë rurale të William-it e Kate Middleton-it në Norfolk, Louis nuk do ta ketë të vështirë të gjejë të gjitha gështenjat që dëshiron. Deri në fillim të vitit 2026, familja pritet të zhvendoset në Forest Lodge, një rezidencë e re që gjithashtu ndodhet në Windsor Park, duke ofruar edhe më shumë privatësi se Vila Adelaide ku banojnë aktualisht. Ata dëshirojnë një vend që garanton paqe e qetësi e ku princesha mund të pushojë dhe të shërohet plotësisht nga sëmundja e saj dhe ku fëmijët të mund të përjetojnë përfitimet e kontaktit me natyrën.