Sport

Kategoria e Parë/ Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën, ndizet edhe lufta për mbijetesë!

Java 26 në Kategorinë e Parë nuk kishte surpriza, sa i takon pretendentëve për ngjitjen në Superiore. Befasia e vetme ishte se nuk u shënua asnjë gol në pjesën e parë, ndërsa fitore korrën Skënderbeu, Pogradeci dhe Laçi.

Shtatë gola u shënuan në pjesët e dyta. Pogradeci mposhti Besën me rezultatin 2-3. Skënderbeut dhe Laçit i mjaftoi një gol, respektivisht ndaj Apolonisë dhe Korabit.

Bardhekuqtë i nderoi penalltia e Nasr, për të mbetur në krye të renditjes. Laçi me 3 pikë më pak dhe Pogradeci me 8 pikë më pak ndjekin.

Iliria triumfoi përballë Kastriotit me rezultatin 1-0, ndërsa sfidat Burreli-Kukësi dhe Lushnja-Luftëtari nuk prodhuan gola.

REZULTATET:

Apolonia 0-1 Skënderbeu

Besa 2-3 Pogradeci

Korabi 0-1 Laçi

Burreli 0-0 Kukësi

Iliria 1-0 Kastrioti

Lushnja 0-0 Luftëtari

LEXO EDHE: Berat Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta ndal 1-1 Interin në ‘San Siro’! Chivu ndëshkohet me karton të kuq! (Golat)