Sport

Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Laçi ngjiten zyrtarisht në Superligë!

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të. Dy sfida nga fundi i sezonit janë mësuar edhe verdiktet e para, me Skënderbeun dhe Laçin që janë rikthyer zyrtarisht pas një viti në Superligë. Një vend në play-off e kanë të sigurt edhe Pogradeci me Ilirinë, ndërsa në dy raundet e fundit që kanë mbetur do ketë garë për titullin kampion, dy vendet e tjera në play-off, zonën play-out dhe sigurimin e mbijetesës.

Në stadiumin e Korçës vendasit e Skënderbeut fituan 4-0 kundër Kastriotit dhe me këto tri pikë kanë krijuar distancën e nevojshme që zyrtarisht të jenë në Superligë sezonin e ri. Ndërkohë gara vijon me Laçin për trofeun kampion.

Në Laç, vendasit fituan 2-0 ndeshjen direkte kundër Pogradecit dhe me diferencën prej gjashtë pikësh nga liqenorët, marrin një biletë për në Superligë.

Për momentin AF Luftëtari dhe Kukësi shkojnë në ndeshjen shtesë, ndërsa Apolonia dhe Lushnja nëse nuk grumbullojnë pikë janë të rrëzuara nga Kategoria e Parë, teksa kanë mbetur edhe dy raunde për verdiktet finale.

LEXO EDHE: Rregullorja e FSHF-së, si nuk ka shpëtim direkt për Tiranën: Rasti unik ku bardheblutë duan fitoren e Bylisit ose Vorës!

Kategoria e Parë, raundi 31

AF Luftëtari 2-0 Burreli

Apolonia 1-2 Besa

Kukësi 1-1 Korabi

Laçi 2-0 Pogradeci

Lushnja 0-3 Iliria

Skënderbeu 4-0 Kastrioti

LEXO EDHE: Pogradeci, zyrtarizohet premio e “çmendur”! 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren!