Asnjëherë më parë në historinë e gjatë të Kupës së Botës nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Katër kombëtaret më të mira, sipas renditjes së FIFA-s pak përpara fillimit të turneut, kanë arritur në këtë pikë të kompeticionit dhe do të përballen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.
Në letër, një Botëror që mund të konsiderohet më i miri në histori. Përpara turneut, FIFA vendosi një “skemë të mbrojtur” (bracket protected). Katër kombëtaret më të mira të renditjes botërore, nëse do të bënin detyrën dhe do të përfundonin të parat në grupet e tyre, nuk do të përballeshin me njëra-tjetrën deri në fazën e gjysmëfi naleve. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Franca do të luajë kundër Spanjës në njërën anë të tabelës, ndërsa Anglia do të përballet me Argjentinën në anën tjetër.
Pak përpara fillimit të Kupës së Botës, Argjentina mori përsipër edhe një “mallkim” të veçantë. Asnjë kombëtare që ka nisur një Botëror në vendin e parë të renditjes së FIFA-s nuk ka arritur më parë të ngrejë trofeun në fund të turneut. Tani mbetet për t’u parë nëse Lionel Mesi dhe trajneri Lionel Skaloni do të arrijnë ta thyejnë këtë traditë.
Çështja e “skemës së mbrojtur” shpjegon edhe polemikat që u krijuan pas shortit të fazës së grupeve. Në një moment të ceremonisë, sa herë që nxirrej një gogël, nuk hidhej më short për të përcaktuar grupin ku do të vendosej skuadra, por ajo kalonte automatikisht në grupin që i përkiste sipas rendit alfabetik. Argjentina nuk përfundoi në grupin që i takonte sipas kësaj logjike, por kaloi një grup më tej. Arsyeja ishte renditja e FIFA-s dhe rregullat e vendosura paraprakisht. Për këtë arsye, nuk ka vend për teori konspirative.
Do të jetë vetëm hera e dytë në historinë e Kupës së Botës që katër kombëtaret më të mira të renditjes së FIFA-s përballen në të njëjtin turne. Por në fazën e gjysmëfi naleve, ku emocionet janë edhe më të mëdha, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Sepse hera e fundit dhe e vetmja kur diçka e ngjashme ndodhi ishte në Botërorin e Afrikës së Jugut. Një turne që mbetet i paharrueshëm për shumë arsye. Spanja u përball me Portugalinë në fazën e 1/8-ve. “La Roja” ishte e dyta në renditjen e FIFA-s, ndërsa Portugalia renditej e treta. Në çerekfinale, Holanda mposhti Brazilin në atë që ishte përballja mes skuadrës së parë dhe asaj të katërt në renditjen botërore. Dhe ai Botëror përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, të paktën për Spanjën, e cila fi toi trofeun e parë botëror në historinë e saj.
Katër kombëtare kampione bote, Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina, do të luajnë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026. Një ngjarje e tillë është përsëritur vetëm dy herë të tjera në historinë e kompeticionit dhe tregon nivelin e jashtëzakonshëm të këtij turneu. Këto katër skuadra e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të fitosh Kupën e Botës. Një situatë e tillë ka ndodhur vetëm në dy raste të tjera. Në Botërorin e Meksikës 1970, gjysmëf nalet u luajtën mes Brazilit dhe Uruguait, si dhe Italisë dhe Gjermanisë.
Në atë turne, Brazili i drejtuar nga Pelé fitoi finalen ndaj Italisë dhe ngriti për herë të tretë trofeun botëror. Ndërsa në Botërorin e Italisë 1990, skuadra organizatore u përball me Argjentinën në gjysmëfi nale, ndërsa Gjermania luajti kundër Anglisë. Në fund, Gjermania u shpall kampione bote pasi mposhti Argjentinën në finalen e zhvilluar në Romë. Kupa e Botës 2026 ka hyrë kështu në një kapitull të veçantë të historisë së futbollit.
Për herë të parë, katër kombëtaret më të forta të planetit sipas renditjes së FIFA-s përpara nisjes së turneut kanë mbërritur së bashku në fazën e gjysmëfi naleve. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina nuk luftojnë vetëm për një vend në fi nale, por edhe për të shkruar një faqe të re në historinë e Kupës së Botës.