Gossip Showbiz

Kë ka kërcënuar me vdekje Sean “Diddy” Combs dhe pse?

Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës ‘Vibe’, ka bërë akuza të rënda ndaj Sean “Diddy” Combs, duke pohuar se ai e ka kërcënuar me vdekje për mosmiratimin e disa fotografive të një kopertine të revistës. Smith tregon se Combs i tha se do ta shihte të vdekur “në një bagazh” nëse nuk do t’i ndante fotografitë para publikimit.

Në dokumentarin e ardhshëm “Rënia e Diddy”, Smith shpjegon se kjo ishte një politikë e revistës për të mos zbuluar përmbajtjen e kopertinës para se të dilte në treg.

Pas këtij kërcënimi, Smith është detyruar të kërkojë falje përmes avokatit të saj, pasi ka kuptuar më vonë se Diddy kishte dërguar njerëz për ta frikësuar.

Këto akuzat e ngritura nga Smith janë të ngjashme me disa akuza të tjera që janë bërë ndaj Combs, të cilat përfshijnë përdorimin e shantazhit dhe dhunës për të mbajtur viktimat e tij në heshtje.

Për momentin, Sean Combs është në paraburgim për akuza lidhur me trafikimin seksual dhe shantazh, por ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është shprehur i pafajshëm. Dokumentari “Rënia e Diddy” do të debutojë më 27 dhe 28 janar në Investigation Discovery dhe Max, ku do të trajtohen akuzat për abuzim dhe dhunë që kanë lidhur emrin e tij gjatë viteve.