Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve këtë fundjavë, pasi publikoi në Instagram një seri fotosh provokuese ku shfaqej me bikini, duke vënë në pah belin e hollë dhe format e saj trupore.
Supermodelja 29-vjeçare ndau momente nga fundjava e “Ditës së Punës” në një pronë buzë ujit, ku shihej duke gatuar bukë dhe duke përqafuar qenushin e saj.
Postimi u komentua gjerësisht nga mbi 286 milionë ndjekës, të cilët vlerësuan elegancën dhe sharmin e saj, veçanërisht në fotografinë me bikini që bëri bujë online.
Në javët e fundit, Kendall ka përdorur rrjetet sociale edhe për të zbuluar rutinën e saj të grimit dhe sekretet për volumin e flokëve, duke theksuar se pamja e buzëve të saj nuk vjen nga mbushës, por nga teknika të veçanta make-up-i.
Me postimin e fundit, Jenner jo vetëm që tregoi linjat e saj perfekte, por edhe një anë më të përditshme e të thjeshtë, gjë që fansat e vlerësuan duke u ndjerë më afër saj.