Kendall Jenner ka tërhequr të gjithë sytë mbi vete me një paraqitje dramatike gjatë një mbrëmjeje në prag të Krishtlindjeve, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet ikonë stili.
Supermodelja 30-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan midi të kuq të ndezur, të mbuluar me xixa dhe të ngjitur pas trupit, me një dekolte të guximshme që theksonte linjat e saj.
Pamjen e plotësoi me një pallto ekstravagante me gëzof të zi, e cila i jepte gjithë look-ut një prekje luksi dhe misteri.
Sipas DailyMail, Kendall duket se kishte ndërruar veshje pas festës tradicionale familjare të Krishtlindjeve, e cila këtë vit ishte më intime, duke i lënë asaj mundësinë të merrte pjesë edhe në një event tjetër gjatë mbrëmjes.
Në momentin që mbërriti në ambient, Kendall hoqi pallton dhe e mbajti në krah, duke zbuluar plotësisht fustanin që rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve dhe fotografëve.
Ajo e kishte kombinuar veshjen me një çantë dore argjendi dhe këpucë elegante të bardha me majë të zezë, ndërsa flokët e zinj i kishte të mbledhura në një topuz të ngushtë, që nxirrte në pah vathët e artë dhe tiparet e saj karakteristike.
Edhe këtë herë, Kendall Jenner provoi se di si të bëjë një hyrje që nuk kalon pa u vënë re.