Fashion Gossip

Kendall Jenner merr vëmendjen e të gjithëve në fushatën e re të Adidas!

Kendall Jenner ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen, këtë herë në një fushatë të re të Adidas të realizuar në Pasadena, Kaliforni.

Modelja 30-vjeçare u pa duke pozuar me një xhaketë elegante blu të errët, duke vënë në pah këmbët e saj të tonifikuara dhe stilin e saj karakteristik, ku eleganca ndërthuret me një imazh modern sportiv.

Kendall është pjesë e familjes Adidas që nga maji i vitit 2017, si ambasadore e markës, dhe ka marrë pjesë në një sërë fushatash, përfshirë linjën ikonike “Originals”.

Ajo vazhdon të jetë një nga fytyrat kryesore të brendit gjerman, duke e përforcuar lidhjen e saj me modën sportive luksoze.

Së fundmi, modelja festoi 30-vjetorin me një udhëtim luksoz bashkë me familjen dhe miqtë, duke ndarë në rrjetet sociale pamje nga një vilë private ku po pushonte.

Me mbi 285 milionë ndjekës në Instagram, Kendall Jenner mbetet një nga influencueset më të fuqishme në botën e modës dhe marketingut global.