Showbiz

Kim Kardashian mahnit me fotot nga feata tropikale e 30-vjetorit të Kendall Jenner!

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mahnitëse nga festa tropikale e 30-vjetorit të motrës së saj, Kendall Jenner, e cila u mbajt në një destinacion luksoz privat.

Në postimin e saj në Instagram, 45-vjeçarja i dedikoi motrës një urim të ndjerë, duke i dëshiruar dashuri dhe gëzim në këtë dekadë të re të jetës.

Të dua pafund, motra ime. Le të jetë kjo një dekadë e mbushur me dashuri, dritë dhe kujtime të bukura

-shkroi Kim.

Në fotot e publikuara, Kendall u shfaq me një veshje sensuale, një bluzë të shkurtër që mbulonte gjoksin dhe një fund të gjatë me motive në ngjyra kafe e të zeza. Ndërsa Kim zgjodhi një fustan kafe me supe të zbuluara dhe detaje që theksonin linjat e saj, shkruan “Daily Mail”.

Festa, që duket se u organizua në të njëjtin ishull privat ku Kim festoi 40-vjetorin e saj, mblodhi të gjithë familjen Kardashian-Jenner.

Kylie kishte zgjedhur një fustan të zi klasik me dekolte të thellë, Khloe një fustan rozë të zbehtë pa mëngë, ndërsa nëna e tyre, Kris Jenner, mahniti me një fustan transparent bezhë me detaje të zeza.

E vetmja që mungoi fizikisht në festë ishte Kourtney Kardashian, e cila e uroi Kendall-in përmes rrjeteve sociale.

Kim ndau edhe momente plot humor nga festa, përfshirë një foto ku shfaqej duke mbajtur në gojë disa mini-shishe tekile nga marka e motrës së saj, 818 Tequila.

Postimi i saj erdhi në të njëjtën ditë kur Kim debutoi në serinë e re ligjore të Ryan Murphy për Hulu, “All’s Fair”, duke e bërë ditën edhe më të veçantë për yllin e “The Kardashians”.