Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur reagon ashpër ndaj Jozit! “O pa iman, o i pa fe…”

Ngjarja e fundit në Big Brother VIP Albania, ku Joz Marku u përjashtua pas një fyerjeje të rëndë ndaj Gjestit, ka shkaktuar një valë reagimesh nga publik dhe figura të njohura.

Një prej zërave më të fuqishëm ka qenë ai i këngëtares Leonora Jakupi, e cila shprehu indinjatën e saj në rrjetet sociale.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, Jakupi e quajti të papranueshme dhe fyese përdorimin e fjalëve të Jozit ndaj Gjestit, duke theksuar se ky veprim ishte një ofendim i rëndë për shqiptarët, sidomos për ata nga Kosova.

Jozef Marku, o pa din dhe pa iman, o i pa fe! Fëlliqësirë pa gjak shqiptari! A e din çfarë ka përjetuar Kosova? Shteti ka vuajtur nga vrasje, djegie, përdhunime dhe therje nga shkjau. Ti ke ofenduar një djalë nga Kosova duke e quajtur ‘k*pil shkine’ – kjo është përtej çdo gjëje!

– shkruante këngëtarja, e cila e lidhi reagimin e Jozit me një tradhti ndaj sakrificave të popullit kosovar dhe UÇK-së.

Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime në rrjet, me shumë ndjekës dhe figura publike që kanë mbështetur qëndrimin e artistes. Reagimi i saj ka rikthyer në vëmendje ngjarjet historike të dhimbshme të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj fjalëve dhe ndjeshmërinë ndaj përvojave të popujve që kanë kaluar trauma të tilla.

Përjashtimi i Jozit nga gara ka qenë një vendim që ka marrë mbështetje të gjerë, me shumë që e kanë konsideruar të drejtë si pasojë e një sjelljeje të papranueshme dhe të dënueshme.