Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për të dytë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Blerina Braka, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo është bekuar sërish me një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bluid. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Blerina me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Përkrah një fotografie, ku këngëtarja shihet të mbajë dorën e të porsalindurit, Blerina ka bërë një dedikim emocionues duke shkruar se:

Zemra plot… Kjo ndjenje nuk ka fjalë, është mrekulli. Mirë se na erdhe në këtë botë princi Bluid, na plotësove familjen dhe na mbushe shpirtin. Faleminderit Zot.

https://www.instagram.com/p/Ca8Evf7rfD0/

Rikujtojmë se moderatoret shumë të dashura për publikun Arbana Osmani, Dojna Mema dhe modelja bukuroshe Kristina Baki janë në pritje të ëmbël. Dojna dhe Kristina zgjodhën pikërisht 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre e ndërsa Arbana zgjodhi ta ndajë këtë lajm natën finale të edicionit të parë të “Big Brother Vip” dhe padyshim që i emocionoi të gjithë.