Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur ‘sulmon’ Donald Trump, çfarë u bë shkak?

Këngëtarja e njohur Kesha, ka reaguar ashpër pasi Shtëpia e Bardhë publikoi në TikTok një video ku përdorej kënga e saj “Blow”, e shoqëruar me pamje të një sulmi ajror dhe mbishkrimin “Vdekshmëri”. Videoja shkaktoi menjëherë reagime në rrjet. Përmes një mesazhi në platformën X, artistja deklaroi se nuk e miraton në asnjë formë përdorimin e muzikës së saj për të nxitur dhunë apo për të kërcënuar me luftë.

Ajo e cilësoi përmbajtjen si të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat që përfaqëson, duke theksuar se dashuria gjithmonë e tejkalon urrejtjen. Në reagimin e saj, Kesha sulmoi edhe presidentin Donald Trump, duke e përmendur në lidhje me publikimet e fundit rreth dosjeve Epstein. Nga ana tjetër, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se përmendja e Trump në dokumente nuk nënkupton shkelje ligjore, ndërsa ai ka mohuar çdo akuzë.

Rikujtojmë se mjeku personal i presidentit amerikan Trump ka reaguar pas komenteve dhe spekulimeve që shpërthyen në rrjetet sociale lidhur me një njollë të kuqe të dukshme në qafën e tij gjatë një aktiviteti publik në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti u pa me një skuqje në anën e djathtë të qafës gjatë ceremonisë së Medaljes së Nderit, ku ai foli edhe për sulmet ndaj Iranit gjatë fundjavës. Pamjet u shpërndanë shpejt online, duke nxitur pyetje mbi gjendjen e tij shëndetësore.