Pas një artikulli të publikuar nga “The New York Times”, ku thuhej se Elon Musk është babai i 14 fëmijëve dhe është i gatshëm të dhurojë spermën për njerëz që dëshirojnë të kenë fëmijë, nisën spekulimet për një lidhje të mundshme të tij me një yll të muzikës pop në Japoni.
Një nga emrat më të përfolur ishte këngëtarja e njohur Ayumi Hamasaki, e cila ka dy fëmijë me një baba anonim. Spekulimet u nxitën edhe nga fakti që ajo ka jetuar për një kohë në Kaliforni – ku jeton edhe Musk – dhe që të dy ish-bashkëshortët e saj janë të bardhë, sipas burimeve.
Për të ndalur zërat që po qarkullonin gjithnjë e më shumë, Ayumi reagoi publikisht.
E pashë gjithë këtë në heshtje. Ky lajm dukej se kishte të bënte me Ayu-chan-in. Po të mos isha unë, do të pyesja veten: A është kjo Ayu?
-u shpreh ajo, duke mohuar çdo lidhje me Elon Musk.
Ajo theksoi se kishte vendosur të fliste për hir të fëmijëve të saj, që në të ardhmen të kenë të qartë të vërtetën.