Health & Beauty Lifestyle

Keni probleme me gjumin? Zbuloni çfarë duhet të bëni!

Pagjumësia është një shqetësim i zakonshëm tek të moshuarit dhe jo vetëm, por hulumtimet e fundit kanë treguar se stërvitja mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Një studim që përfshiu mbi 2000 pjesëmarrës, kryesisht të moshës mbi 60 vjeç nga rajone të ndryshme të botës ka treguar se aktiviteti fizik i rregullt nuk vetëm që përmirëson shëndetin e përgjithshëm, por ka gjithashtu një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

Ushtrimet aerobike dhe ato me rezistencë janë identifikuar si më të efektshmet për përmirësimin e gjumit.

Aktivitetet si ecja e shpejtë, noti, kërcimi dhe kopshtaria janë klasifikuar si ushtrime aerobike, ndërsa ngritja e peshave dhe ushtrimet e tjera të rezistencës kanë pasur ndikim të veçantë.

Pjesëmarrësit e studimit i kryen këto aktivitete me intensitet të lehtë deri në mesatar për më shumë se 50 minuta, dy deri në tre herë në javë, dhe kjo ka ndihmuar në reduktimin e pagjumësisë.

Përveç stërvitjes, edukimi mbi zakonet e shëndetshme të gjumit ka dhënë rezultate pozitive, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për rutinat e gjumit.

Edhe pse disa individë mund të përballen me kufizime fizike, përshtatja e ushtrimeve sipas aftësive të tyre mund të sjellë përmirësime të dukshme në cilësinë e gjumit.