Në Apelin e Gjykatës së Posaçme u shty seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Shkak për këtë shtyrje u bë kërkesa e avokatit të Metës që të njihet me aktet e dosjes hetimore.
Një javë më parë, GJKKO-ja pranoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes në gjykim.
Ilir Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit të kaluar. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.