Aktualitet Politikë

Këshillat bashkiakë, Qarku Lezhë/ PS kryeson në Mirditë, PSD e dyta, lihet në hije ‘BF’! Priten rezultatet për Kurbinin e Lezhën

Ka nisur numërimi i votave për këshillat bashkiakë në qarkun e Lezhës ku edhe sërish Partia Socialiste kryeson.

Në bashkinë Mirditë janë numëruar 18 nga 48 QV nga ku PS ka marrë 15.24 %, duke siguruar 4 mandate. Kësaj radhe Partia Social Demokrate të paktën nga numërimi i deritanishëm është gjithashtu me 4 mandate me 15.21 % të votuesve.

Partia Demokratike, BF, Aleanca Progresiste L.ZH.K dhe Fryma e Re Demokratike kanë marrë nga dy mandate.

Ndërsa Partia Republikane Shqiptare, Aleanca Liberale e Djathtë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 1 mandat.

Në Bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur numërimi.

Aktualisht në bashkinë e Lezhës nuk kanë nisur numërimi i kutive.