Si çdo ceremoni tjetër të ndarjes së çmimeve të industrisë së muzikës dhe të filmit, i kushtohet një rëndësi e veçantë edhe veshjeve të personazheve të famshëm.
Duket se ngjyrat jo zyrtare të këtij viti në “Golden Globes” ishin e bardha dhe e zeza megjithëse kishte edhe nga aktore të cilat i kishin thyer rregullat.
Disa prej yjeve të hollivudit të komentuara si të veshurat më mirë ishin: Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, Margot Robbie, Kerry Washington ndërkohë që Scarlet Johansson dhe Nicole Kidman u shfaqën me të kuqe.
Në galerinë e mëshposhtme hidhini një sy veshjeve më të bukura të yjeve në “Golden Globes 2020”.