Showbiz

Kida vjen me një pamje tërësisht të re, po ju vajza a do të guxonit ta bënit këtë ndryshim?!

Këngëtarja shumë e dashur e publikut, Kida krahas talentit të saj në muzikë gjithashtu njihet edhe si vajza e cila gjithmonë vishet me stil dhe shumë shije.

Ajo shpeshherë ka eksperimentuar me look-un e saj qoftë në të veshur por edhe në stilet e flokëve. Megjithatë, këtë herë Kida vjen tërësisht ndryshe dhe as ajo vetë nuk e beson që mori këtë vendim por tani nuk ka më kthim pas.

Nëse bëni një vizitë në rrjetet sociale do të vini re se këngëtarja tashmë është bionde platin që nuk e dinim se mund t’ shkonte kaq shumë një zeshkaneje.

Nuk është e qartë nëse ky ndryshim erdhi për shkak të ndonjë klipi të ri muzikor apo nëse Kida e ndjente vërtetë nevojën për një ndryshim.

Po ju vajza do të guxonit të merrnit të njejtin vendim si Kida?!