Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian e lënduar reagon pas akuzave të njëpasnjëshme të Kanye West!

Pasi i dhanë fund martesës së tyre Kanye West dhe Kim Kardashian nuk janë duke jetuar ditë të qeta. Së fundmi reperi ka kritikuar publikisht ish-bashkëshorten që ka lejuar vajzën e tyre North të ketë një llogari në TikTok. Menjëherë pas kësaj Kim nuk ka hezituar t’i përgjigjet reperit me një deklaratë në InstaStory-n e saj në Instagram. Ylli i “KUWTK” ka shkruar:

Sulmet e vazhdueshme të Kanye ndaj meje në intervista dhe në mediat sociale janë në fakt më lënduese sesa mund të krijojë çdo TikTok i North. Unë po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron me mbikëqyrjen e të rriturve, sepse kjo i sjell lumturi. Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë kaq negativisht dhe publikisht, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë. Që nga fillimi nuk kam dashur gjë tjetër veçse një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkëprindërore sepse është më e mira për fëmijët tanë dhe më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo çështje në lidhje me fëmijët. Shpresoj që ai më në fund t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e fundit për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore.

Së fundmi, West ka bërë një akuzë të fortë në Instagram në të cilën ai tha se Kim ka rrëmbyer një prej fëmijëve të tyre.

Çfarë kupton me këtë? Gjithë Amerika e di që u përpoqe të më rrëmbeje vajzën time në ditëlindjen e saj duke mos dhënë adresën. Vendose sigurinë brenda shtëpisë për të luajtur me vajzën time, më pas më akuzove për vjedhje, më duhej të bëja një test droge pas festës së Çikagos, sepse më akuzove se isha i droguar.