Ylli amerikan i televizionit dhe sipërmarrësja Kim Kardashian ka zbuluar se përdori ChatGPT gjatë përgatitjes për provimet e jurisprudencës – por sipas saj, inteligjenca artificiale nuk ishte aq ndihmuese sa kishte shpresuar.
Në një intervistë për serinë “Lie Detector Test” të revistës “Vanity Fair”, ku ajo iu nënshtrua një testi me detektor gënjeshtrash, Kardashian u pyet nga aktorja Teyana Taylor për mënyrën se si e përdor teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në jetën e përditshme.
E pyetur nëse i kërkon ChatGPT këshilla për dashuri apo për jetën personale, Kim u përgjigj me “jo”, por pranoi se e ka përdorur për arsye studimore.
Sa herë që më duhet një përgjigje për një pyetje ligjore, bëj një foto të detyrës dhe e ngarkoj në ChatGPT. Por ai shpesh më çon te përgjigja e gabuar, kështu që vazhdoj të dështoj në teste për shkak të kësaj. Pastaj mërzitem dhe filloj t’i bërtas
-tha ajo me humor.
Taylor e pyeti nëse kjo do të thoshte që ajo dhe ChatGPT ishin “miq dhe rivalë” në të njëjtën kohë, dhe Kardashian e konfirmoi me të qeshur:
Po, pikërisht. Dhe pastaj ai më ‘përgjigjet’: Kjo të mëson të besosh instinkteve të tua, e dije përgjigjen gjatë gjithë kohës.
Sipas “Vanity Fair”, operatori i poligrafit konfirmoi se Kardashian po thoshte të vërtetën për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë studimeve të saj.