Gossip

Kim Kardashian trondit me deklaratën e saj: “Zbritja në Hënë nuk ka ndodhur”

Ylli televiziv dhe sipërmarrësja e njohur Kim Kardashian ka habitur publikun me një deklaratë të pazakontë gjatë episodit më të ri të reality show-t “The Kardashians”, duke thënë se nuk beson se njeriu ka shkelur ndonjëherë në Hënë në vitin 1969.

Mendoj se nuk ka ndodhur

-tha 45-vjeçarja, duke shprehur hapur bindjen e saj në një nga teoritë më të njohura të konspiracionit të shekullit të kaluar.

Gjatë xhirimeve të serialit dramatik “All’s Fair”, Kim u përpoq ta bindte aktoren Sarah Paulson që të vërë në dyshim ngjarjen historike të misionit “Apollo 11”.

Do të të dërgoj miliona artikuj për Buzz Aldrin dhe… atë tjetrin

-tha ajo me ironi, duke iu referuar Neil Armstrongut, njeriut të parë që zbriti në Hënë.

Paulson iu përgjigj me humor:

Po, bëje

ndërsa Kardashian vijoi të përmendte një video ku, sipas saj, Buzz Aldrin “pranon” se zbritja nuk ka ndodhur.

Buzz është 95 vjeç tani dhe thotë të vërtetën, sepse nuk i intereson më çfarë mendojnë të tjerët

-shtoi ajo.

Në një bisedë me producentët e emisionit, Kim pranoi se shpesh u dërgon miqve të saj teori konspirative, dhe përsëriti bindjen se zbritja në Hënë ishte e sajuar.

Mendoj se nuk kemi qenë kurrë atje. Ishte e rreme

-u shpreh ajo.

Sipas saj, “provat” që e mbështesin këtë teori janë:

-Flamuri që duket sikur valëvitet, megjithëse në Hënë nuk ka ajër;

-Gjurmët e këpucëve në muze që nuk përputhen me ato në fotot origjinale;

-Dhe mungesa e yjeve në sfondin e imazheve nga misioni Apollo 11.

Deklaratat e Kardashian kanë shkaktuar debat të madh në rrjet, duke ndarë ndjekësit mes atyre që e quajnë një “kuriozitet të pafajshëm” dhe të tjerëve që kritikojnë përhapjen e teorive të pabazuara.