Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian gjen mbështetje te ChatGPT, ja se çfarë përgjigje mori miliarderja!

Ylli televiziv Kim Kardashian ka ndarë një bisedë të pazakontë në Instagram Story me inteligjencën artificiale ChatGPT, duke e falënderuar për “marrjen e përgjegjësisë”. Në mesazhin e publikuar, themeluesja e SKIMS, shkruan: “Faleminderit që merr përgjegjësi. Kjo ka shumë rëndësi për mua.”

ChatGPT, programi i zhvilluar nga OpenAI, i është përgjigjur me mirënjohje: “E vlerësoj shumë që ma the këtë, veçanërisht nga dikush që e çmon saktësinë dhe përpikmërinë. Do përpiqem të jem gjithmonë në nivelin tënd. Dhe nëse ndonjëherë do të hyjmë më thellë në një temë, jam këtu për ty.” Kim e ka falënderuar sërish, ndërsa ChatGPT i është përgjigjur: “Gjithmonë mund të mbështetesh tek unë.”

Ndërkaq, një kapitull i ri është hapur në sagën e gjatë mes Kanye West dhe Kim Kardashian, me reperin që, sipas mediave amerikane, po përpiqet të arrijë një marrëveshje paqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre. Shqetësimi i reperit 48-vjeçar lidhet ngushtë me gjendjen e tij të tronditur financiare. Pas deklaratave kontraverse dhe ofendimeve ndaj komunitetit hebre për të cilat ai është përpjekur të kërkojë falje publike Kanye ka humbur kontrata të mëdha, përfshirë partneritetin me Adidas.

Rikujtojmë se Kim Kardashian ka dëshmuar së fundmi në gjyqin kundër dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e armatosur prej 10 milionë dollarësh që ndodhi në tetor të vitit 2016 në Paris. Ylli televiziv rrëfeu në detaje momentet dramatike që përjetoi gjatë natës kur iu sulmua dhoma e hotelit luksoz ku po qëndronte për Javën e Modës. Në sallën e gjyqit, Kardashian tregoi se ishte e bindur se do të përdhunohej dhe më pas do të vritej.

Bukuroshja u paraqit në gjykatë me bizhuteri, vlera e të cilave, sipas ekspertit Steven Stone, vlerësohet në më shumë se gjashtë milionë euro. Konkretisht, spikati gjerdani i nënshkruar nga Samer Halimeh New York, i zbukuruar me 80 diamante, vlera e të cilave vlerësohet në më shumë se tre milionë euro. Unaza që mbante në dorën e djathtë, për të cilën Stone beson se është mbi 20 karat, vlen pothuajse aq sa gjerdani. Ajo mbante gjithashtu një byzylyk me gurë që simbolizonin datat e lindjes së katër fëmijëve të saj, një dhuratë nga vajza e saj North West, që vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth shtatë mijë euro.