Kim Kardashian është përballur me një moment të frikshëm shëndetësor, teksa ka zbuluar se mjekët i kanë gjetur një aneurizëm të vogël në tru gjatë një skanimi Prenuvo.
Zbulimi u bë publik në episodin e datës 27 nëntor të “The Kardashians”, ku 45-vjeçarja tregoi se pas rezultatit alarmues, vendosi të bëjë menjëherë kontrolle më të detajuara, bashkë me Scott Disick.
Gjatë bisedës me Disick, Kim foli edhe për një tjetër front të vështirë në jetën e saj: marrëdhënien e tensionuar me ish-bashkëshortin Kanye West.
Ajo pranoi se periudha e fundit ka qenë emocionalisht e lodhshme, duke iu referuar sjelljeve të paparashikueshme të reperit.
Më vjen keq për gjithçka që po përjeton. Duket shumë stresuese
-i tha Disick, duke i shprehur mbështetjen e tij.
Kim iu përgjigj:
Është vërtet e vështirë. Thjesht nuk mund të angazhohem më. Mendoj se kështu është më mirë.
Ajo u ndal edhe te raporti i Kanye me fëmijët e tyre, North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6). Sipas saj, pavarësisht postimeve të West ku pretendon se komunikon me të, realiteti është ndryshe:
Ai asnjëherë nuk më ka telefonuar
–tha Kim, duke sqaruar se gjithmonë ka inkurajuar një marrëdhënie të shëndetshme mes tij dhe fëmijëve, por veprimet e tij shpesh e vendosin në dyshim edhe si nënë.
Ndonjëherë më vjen ta humb durimin, por nuk mundem. Thjesht nuk mundem
– shtoi ajo.
Kim theksoi se fokusi i saj i vetëm tani janë fëmijët:
Detyra ime është të jem e fortë për ta.
Episodi solli një anë më të ndjeshme dhe të brishtë të Kim Kardashian, e cila po përballet njëkohësisht me sfida serioze shëndetësore dhe emocionale, ndërsa përpiqet të ruajë stabilitetin dhe qetësinë për fëmijët e saj.