“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë renditet Gerta Gixhari, e cila ka humbur këtë herë 1 mijë ndjekës në Instagram. Teksa javën e kaluar ajo numëronte 121K, këtë herë Gerta ka 120K. Loredana Brati ka fituar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 162K. Po ashtu dhe Rozana Radi ka fituar 1 mijë ndjekës brenda kësaj jave. Nga 472K, tani ajo numëron 473K.
Me po të njëjtin numër të shtuar ndjekësish kemi dhe Egli Takon. Me 1 mijë ndjekës më shumë, tashmë ajo numëron 365K, nga 364K që ishte javën që lamë pas. Në vend të parë për këtë javë ndodhet Gjesti me 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 607K, tani ai numëron 610K.