Botë e Çuditshme Travel

Kjo linjë ajrore organizon “fluturimin mister”, pasagjerët zbulojnë destinacionin vetëm në ajër!

Linja ajrore Wizz Air ka realizuar një koncept të pazakontë udhëtimi, duke organizuar një “fluturim mister” nga Britania e Madhe, ku pasagjerët nuk e dinin destinacionin deri në momentin e nisjes. Biletat për këtë fluturim special janë shitur për vetëm 90 euro, duke tërhequr interes të madh nga udhëtarët kureshtarë që pranuan të udhëtojnë pa e ditur se ku do të përfundonin.

Vetëm pasi aeroplani ishte ngritur në ajër, pasagjerët janë informuar për destinacionin final të udhëtimit, duke e kthyer fluturimin në një përvojë të veçantë dhe të papritur. Dhe pasagjerët përfunduan në Yerevan në Armeni. Ndërkaq, Singapore Changi” u shpall Aeroporti i Vitit 2026, për herë të 14-të. Ndërkohë, “Qatar Airways” u veçua si Linja Ajrore më e Mirë në Botë, me shërbim të plotë, duke marrë vendin e parë nga “Korean Air”, fituesja e 2025-ës. Aeroporti “Hamad International” në Doha mungon në renditjen Skytrax këtë vit, ndonëse ishte i dyti më 2025-ën. Kjo pasi njoftoi tërheqjen nga eventet dhe çmimet ndërkombëtare për shkak të situatës në Lindjen e Mesme e Gjirin Persik.

Pesë aeroportet më të mira në botë gjenden në Azi:

“Incheon International” i dyti, “Tokyo Haneda” i treti, “Hong Kong International” i katërti dhe “Narita” i pesti.

Azia dominon edhe renditjen e linjave ajrore:

“Cathay Pacific” e dyta, “Singapore Airlines” e treta, “Korean Air” e katërta dhe “STARLUX Airlines” e pesta.