Fashion

Kjo nuancë e të gjelbrës do të dominojë vitin 2026!

Një nuancë e veçantë e të gjelbrës, e njohur si chartreuse, pritet të jetë ngjyra më në trend e vitit 2026. Kjo nuance e të gjelbrës do të dominojë vitin 2026. Sipas ekspertëve të modës, kjo ngjyrë e ndezur nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por edhe një mënyrë për të shprehur vetëbesim. Ata që e zgjedhin chartreuse dallohen menjëherë dhe krijojnë një pamje moderne, të freskët dhe plot energji.

Për të futur pak ngjyra dhe energji lozonjare, mënyra më e mirë është përmes aksesorëve shumëngjyrësh. Ndërkaq, për këto ditë me borë dhe të ftohta, zgjedhim çanta në ngjyra të gjalla, të cilat, nëse gjykojmë nga pasarelat e modës, do të jenë një hit i madh në vitin 2026. Këtë sezon, siç e kemi paralajmëruar tashmë, mund të presim një shpërthim ngjyrash të forta dhe frymëzim nga estetika e viteve ’80.

Si dizajnerët, ashtu edhe influencueset e modës, po sjellin gjithnjë e më shumë ngjyra dhe kombinime interesante në veshjet dimërore. Çantat në nuanca të theksuara kanë pushtuar fjalë për fjalë koleksionet e brendeve. Ato janë zgjidhja perfekte nëse prej kohësh dëshironi të eksperimentoni me ngjyra ose t’i shtoni një pamjeje të thjeshtë një akcent tërheqës.

Sjellim në vëmendje se atletet prej sateni janë trendet më të reja për pranverën e vitit 2026. Stilet hibride kombinojnë një taban gome, me një pjesë të sipërme prej sateni të butë dhe elegante, të disponueshme në nuanca të ndritshme. Në vitin 2026, atletet po ripërtërihen, duke shmangur ngurtësinë dhe duke përqafuar hibriditetin, me një stil që përzien sportivitetin dhe rehatinë e përditshme.

Pas dominimit të atleteve prej lëkure kamoshi në vjeshtën e vitit 2025, atletet në vitin 2026 janë të veshura me saten dhe najlon, tekstura delikate dhe përkëdhelëse që gjithmonë kanë mishëruar një ide luksi dhe elegance. Shenja e parë e kësaj erdhi pothuajse në heshtje, me atletet prej sateni të Miu Miu të frymëzuara nga balerinat. Ato u morën më pas nga disa marka dhe me joshjen e tyre moderne të pantoflave, jashtë pasarelës, ato u zgjodhën menjëherë nga personazhe të famshëm si Julia Roberts dhe Charli XCX.