Bota

Kleriku iranian: Evropa nuk po ndihmon ruajtjen e marrëveshjes!

Evropa nuk po ndihmon ruajtjen e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit duke kërkuar negociata shtesë. Kështu u shpreh Ayatollah Ahmad Jannati, një klerik i fuqishëm anti perëndimor, njëkohësisht kreu i Asamblesë së Ekspertëve, një trupë me ndikim që mund të zgjedhë dhe shkarkojë udhëheqësin suprem, autoritetin më të lartë në Iran. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Teherani duhet të jetë i gatshëm të negociojë mbi planet e ardhshme bërthamore.