Aktualitet

Kohë e bukur, temperatura deri në 18 gradë Celsius sot në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat janë të pakta deri mesatare, por kalimtare dhe kryesisht në orët e mesditës.

Era fryn e lehtë, me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, në male e në bregdet, hera-herës fiton shpejtësi deri 9 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në vlerat nga 0 në 18 gradë Celsius.