Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD-LSI për Qarkun Vlorë!

Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e PD-së dhe LSI-së për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun Vlorë. Dy subjektet opozitare kundërshtuan vendimin e Komisionit të Ankimimeve e Sanksioneve, KAS që nuk iu pranoi kërkesat për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për qarkun e Vlorës. Kolegji Zgjedhor nuk pranoi marrjen e provave shtesë siç kërkuan demokratët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi:

Fatkeqësisht një vendimmarrje negative sot për sa i përket ankuesit koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike por fatkeqe për transparencën e zgjedhjeve! Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi. Çdo shkelje e ligjit, e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve është bërë e njohur, shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë me votë! Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkelje!